Ditën e djeshme është përcjellë për në banesën e fundit 76-vjeçari Shaban Piranej, tifozi i madh i Vllaznisë, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme. Atij i është dhënë lamtumira e fundit, sipas ritualeve fetare muslimane dhe më pas, është përcjellë për në banesën e fundit.

Këpucëtari i njohur që e kishte kthyer dyqanin e tij në Parrucë në një muze shumë orgjinal me foto të ndryshme të ekipit të Vllaznisë, vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për pasojë, u nda nga jeta. Sëmundja që e pushtoi që nga muaji maj, bëri që ai të mos ngrihej më në këmbë.

Tashmë, një tifoz i madh, siç ishte Shaban Piranej, do të mungojë në stadium për të mbështetur Vllazninë, skuadrën e tij të zemrës.

Kjo do të jetë një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë Shkodrën dhe Vllazninë, sepse Shaban Piranej ishte një njeri i rrallë dhe një tifoz i rrallë. I përjetshëm qoftë kujtimi yt Shaban Piranej, të qoftë dheu i lehtë!
Maringlen ZHIVANI