Ndeshja Egnatia- Vllaznia qe do te luhet sot ne oren 15:00 ne stadiumin e Rrogozhines eshte e vlefshme per javen e katert te “Abissnet Superiore” dhe si rrjedhoje pritet me interes nga te dy ekipet qe padyshim qe do te kerkojne te marrin fitoren.

Por nderkohe “Shkodra Sport” meson se arbiter kryesor per kete takim eshte caktuar fieraku Kreshnik Cjapi. Ai eshte ngarkuar per vendosur drejtesi nga Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit.

Nderkohe ndihmes te tij do te jene dy fieraket e tjere, Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova ndersa arbiter i katert do te jete tropojani Dorjan Matelaj. Nderkohe ne sistemin VAR per kete ndeshje do te jete arbitri i kolegjiumit te Patosit Olsion Yzeiraj ndersa ne AVAR lushnjari Marius Qose.

Vezhgues i arbitrave ne kete ndeshje do te jete Servet Bogdani nga Durresi ndersa si delegat i Federates eshte caktuar Alban Tafaj. Vllaznia eshte e vendosur per te kerkuar me çdo kusht fitoren edhe ne kete takim, çka do te ishte e treta rradhazi per te dhe do te konfirmonte momentin e mire qe po kalon.

Por nderkohe, edhe Egnatia vjen pas nje fitoreje shume te rendesishme qe ka marre javen e kaluar ne Laç dhe e ka moralin e larte dhe do te kerkoje edhe ajo fitoren, per t’iu larguar vendeve te fundit te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/