Pas nje jave “pergjumje” drejtuesit e Vllaznise kane levizur. Dita e sotme ka qene “e vrullshme” me firma te reja ne kontrate, prezantim trajneri dhe rinovime.

Per kete te fundit, firma e hedhur nga Fjoart Jonuzi padyshim qe ka qene shume e rendesishme sepse kishim te benim me nje lojtar me vlere ne repartin e mesfushes.

Por pas rinovimit te Jonuzit, vjen nje tjeter. E kam fjalen per nje nga lojtaret kryesore te skuadres shkodrane, mbrojtesin e majte Esin Hakaj.

“Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se lojtari ka vendosur te vishet perseri kuqeblu te pakten edhe per nje sezon tjeter. Ka pasur shume alodime rreth qendrimit te tij tek Vllaznia, apo edhe nje levizje e mundshme te Partizani e ndonje skuader tjeter, por Hakaj ka hedhur keshtu poshte te gjithe zerat duke rinovuar edhe nje here per kuqeblute.

Mesohet se ai ka arritur marreveshjen me presidentin Xhaferi, uke gezuar ne kete menyre jo vetem stafin teknik por edhe tifozet e shumte. Esin Hakaj ne sezonin qe sapo u mbyll ka qene nje nder elementet me te rendesishem te kuqebluve dhe rinovimi i tij eshte padyshim nje lajm i mire.
Marinela MATIJA