Ka mbetur edhe pak kohë nga përfundimi i merkatos. Por, Vllaznia duket se ka nevojë për të tjera afrime dhe po bën levizjet e fundit për të kompletuar ekipin para startit të sezonit.

Nga burime te “Shkodra Sport” mesohet se afrimi i rradhes do te jete mesfushori kosovar dhe ish-i i Partizanit Esat Mala. Drejtuesit e Vllaznia kanë arritur akordin me të dhe pritet vetëm firma në kontratë.

23 vjecari eshte nje lojtar qe mbulon tre pozicione, mbrojtes i djathtë, mesfushor i djathtë dhe mesfushor qendret dhe si rrjedhojë mund t’u bëjë shumë punë kuqebluve

Pritet që ne ditët në vazhdim një zyrtarizim i Malës pasi duket se është arritur akordi mes tij dhe klubit Vllaznia. Mala është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar dhe si rrjedhojë nuk do ta kishte të vështirë të adaptohej menjëherë.

Për më tepër që te Vllaznia do të gjente tre futbollistë me të cilët ka luajtur më parë si Esin Hakaj, Herald Marku dhe Dajan Shehi. Gjithsesi duhet pritur derisa të vijë zyrtarizimi i tij si futbollist i Vllaznisë.
Marinela MATIJA