Ka luajtur me shume skuadra gjate karrieres se tij, nder te cilat edhe per Vllaznine. Kujtimet me te nuk jane ato me te bukurat, por gjithsesi klasi dhe talenti i tij kane lene gjurme kudo. Ai tashme eshte vendosur ne Rumani dhe ka dhene se fundi edhe nje interviste per mediat e ketij vendi.

“Kam vendosur ta vazhdoj jeten ne Bukuresht, gruaja ime eshte rumune dhe kemi hapur nje biznes te vogel Fast Foodi ketu ne Bukuresht. Sapo u pensionova nga futbolli dhe eshte nje moment teper i veshtire. Tashme po bej kurset e trajnerit ne Tirane dhe dua te behem trajner”- eshte shprehur nder te tjera ai.

Elis Bakaj eshte nje nga futbollistet me te talentuar por edhe me te perfolur ne 20 vitet e fundit ne Shqiperi pasi luajti per tri skuadrat rivale te kryeqytetit duke filluar me Partizanin, Dinamon dhe Tiranen. I hodhi benzine cdo derbi qe luajti, por edhe nje personazh mjaft kontradiktor.

Ne fillim luajti per Partizanin dhe dha gjithcka per te kuqte, madje luajti aty edhe ne sezonin me te keq pa u paguar.
Pastaj te Dinamo ku ndeshjet derbi me Tiranen ishin te zjarrta, shume shpesh perplasej me bardheblute ku ka marre edhe kartona te kuq per sherret.

Ne fund erdhi surpriza e madhe kur u transfera te Tirana dhe refuzoi Partizanin aty tha qe Tirana ka qene gjithmon klubi i tij i zemres. Ketu u cilesua si tradhtar i madh nga tifozat e Partizanit te cilet e ofendonin ne kor ne cdo ndeshje.

Kusheriri i tij Edvan Bakaj portier gjithashtu ku luajtur me te tre ekipet e kryeqytetit dhe ka qene gjithashtu protagonist duke nisur apo duke marre pjese ne perleshje, sidomos gjate kohes se tij te Tirana, tashme Edvan Bakaj eshte pjese e Dinamos, ku ai deklaron qe Dinamo eshte ekipi i tij i zemres.

Nje gje eshte e sigurte, intervistat e Elis Bakaj pas 10-15 vitesh do te jene me te lexuarat, kur te flase per ekipet e kryeqytetit dhe te tregoj me ne fund ekipin e tij te zemres.