Pas nje viti e gjysem shkeputje per shkak te nje demtimi, futbollistja Aidena Mustafaj eshte rikthyer serish te luaje per te. Kuptohet qe ajo ndjen keqardhje qe nuk ishte ne fushe ne sfidat e medha qe ky ekip luajti pak muaj me pare ndaj ekipeve si Real, Çelsi e PSG, por ka qene gjithmone prane tij dhe ka perjetuar thuajse te njejtat emocione.

Megjithate Aidena do te jete ne shume gezime te tjera te ketij ekipi, duke filluar nga festimi i titullit te 10-te kampion e vendosja e yllit ne fanelle, shoqeruar edhe me te tjere suksese qe sipas saj do te jene te shumta.

Ne ndeshjen e dy diteve me pare ndaj Teutes, mesfushorja kuqeblu mbajti edhe shiritin e kapitenes se Vllaznise. Nje gjest kuptimplote i kapitenes Franja dhe gjithe vajzave te tjera, perfshi ketu edhe stafin teknik qe aplikohet herepashere ne raste te ndeshjeve te veçanta per lojtare te caktuara.

Pikerisht per kete arsye, por edhe per emocionet e rikthimit, gazeta “Shkodra Sport” e ka intervistuar futbollisten e Vllaznise Aidena Mustafaj, interviste te cilen mund ta ndiqni me poshte:


– Aidena si po e perjetoni kete rikthim ne fushen e blerte?

Padyshim qe jam e lumtur sepse kisha nje vit e gjysem qe nuk po luaja dhe mezi e prisja kete rikthim.


– Dhe ndaj Teutes iu besua edhe shiriti i kapitenes…

Une dua te falenderoj stafin dhe gjithe vajzat e ekipit te cilat me dhane shiritin ne kete ndeshje. Ato kane qene nje mbeshtetje e vazhdueshme per mua gjate gjithe kesaj periudhe te veshtire dhe ma kane bere edhe me te lehte rikthimin.

– Ka qene e veshtire per ty te qendrosh kaq gjate larg futbollit?

Shume e veshtire te them te drejten sepse kam patur gjithmone deshire qe te luaj dhe eshte nje enderr qe ne femijeri, por nganjehere ka dhe sprova te tilla dhe shpresoj qe t’i kem lene pas njehere e mire ato.

– Jo ne fushe, megjithate keni qene prane skuadres ne suksesin e saj historik. E lumtur edhe ju besoj si gjithe vajzat e tjera?

Patjeter qe po edhe pse do te doja shume qe te isha pjese e ketyre ndeshjeve historike dhe te luaja kunder ketyre ekipeve te medha. Por besoj qe edhe ne vazhdimesi do kemi mundesine te perballemi me ato nivele ku çdo futbollist e ka enderr dhe une te jem ne fushe kunder tyre.


– Por gjithsesi do te jesh pjese e historise sepse sivjet Vllaznia feston titullin e 10-te kampion dhe yllin ne fanelle…

Te jesh pjese e ekipit te Vllaznis eshte enderr per çdo lojtare. Une e kam pasur kete fat per disa vite me rradhe dhe kam kaluar dhe perjetuar shume suksese te ketij ekipi, por normalisht ky eshte viti shume i veçante dhe jam shume e lumtur qe do jem pjese e ketij suksesi. Njekohesisht mezi pres fanellat e reja me yllin qe shume shpejt do vije.

– Çfare eshte tani Vllaznia per Aidenen?

Vllaznia ka qene dhe do te jete per mua si nje familje e dyte.

– Pse dominon Vllaznia ne Shqiperi?

Tek Vllaznia behet nje pune e palodhshme nga stafi, ka disipline e rregull qe besoj se eshte gjeja me kryesore ne sukseset e nje ekipi. Jemi nje ekip i kompletuar, i disiplunuar dhe mbi te gjitha nje ekip me karakter, gje qe duhet shume pune dhe kete gje e kemi arritur me mund dhe djerse.


– Do te vazhdojne sukseset e saj?

Jemi nje ekip qe punojme shume, madje kemi dhe ekipin e moshave te reja ku punohet çdo dite te javes dhe padiskutim qe sukseset e ekipi do te vijojne.
Intervistoi: Gjergj KOLA