Elseid Hysaj mund të ndryshojë skuadër këtë verë, ndonëse prej kohësh flitet se do të rinovojë kontratën me Napolin.

Megjithatë sipas asaj që raportojnë së fundmi mediat italiane, mbrojtësi i Kombëtares mund të vazhdojë karrierën e tij në Torino.

“Tuttomercatoweb” raporton së fundmi se Torino është vënë në gjurmët e Hysajt dhe dëshiron ta marrë më skuadër për sezonin tjetër.

Madje thuhet se edhe Napoli është i gatshëm të japë dritën jeshile për këtë kalim, pasi do të rrezikonin ta humbnin me parametra zero vitin tjetër kur do i përfundonte edhe kontrata me këtë klub.

Thuhet gjithashtu se Napoli e ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për lojtarin e Veronës, Davide Faraoni.