Mbrëmjen e djeshme Elseid Hysaj ishte titullar përgjatë 90 minutave në sfidën që Napoli triumfoi vetëm në fund me përmbysje ndaj Kaljarit. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ishte autor i një paraqitje të mirë ndërsa ndihmoi skuadrën edhe në fazën sulmuese.

Paraqitja e shkodranit është vlerësuar me notën 6 nga ‘Calcionapoli’, një nga më të lartat në skuadrën e tij. “Verdi gjithnjë i lë hapësirë për të dalë para dhe për të krosuar, alternohet shpeshherë me Gulam. Ndërsa në mbrojtje superohet vetëm në fund nga Likojanis”, përshkruhej paraqitja e Hysajt.

Për mbrojtësin ky nuk ka qenë ndër sezonet më të mirë pasi tekniku Ançeloti nuk e shikon si një titullar fiks, teksa edhe paraqitjet e Hysajt janë kritikuar vazhdimisht.

Duke parë situatën e krijuar, 25-vjeçari po merr në konsideratë për të nisur një aventurë të re, ndërsa kërkesat për shkodranin nuk mungojnë, me Interin që është një nga skuadrat më të interesuara./VipSport/