Sot ne oren 14.00 Beselidhja do te prese Erzenin ne ndeshjen e fundit te fazes se dyte te kampionatit. Nje sfide qe pritet me interes sepse perveç lezhjaneve edhe shijakasit duan fitoren per te qene ne katershen e me te mirave.

Por nga kampi lezhjan nuk u japin shume shpresa per rezultat pozitiv. Trajneri Elvis Plori ne nje proononcim per mediat ka shprehur bindjen e tij te plote se Beselidhja nuk do ta vere ne diskutim fitoren ne kete perballje.

‘Kemi bere nje gabim shume te madh ndaj Dinamos duke e humbur ate, gjithsesi ne do te shohim perpara. Autokritika me e mire per ne eshte te fitojme ndeshjen e rradhes, e cila do te na qetesonte.

Erzenin nuk duhet ta diskutojme ne shtepi, por per te arritur deri ketu duhet te luajme me grinte, entuziasem dhe kembengulje. Kam besim se kjo Beselidhje qe kam ne dispozicion eshte e afte te rikuperoje realisht nga te gjitha pikepamjet.

Nuk duhet te jemi pesimiste per diferencen e pikeve ndaj kreut sepse kemi perpara edhe nje te treten e pikeve dhe per me teper, 6 pike do t’i ndajme me skuadren e kreut dhe gjithçka eshte ne doren tone.

Beselidhja do te luftoje per t’u ngjitur ne Superlige pa ndihmen e play off-it, ndaj na duhet shume pune”- eshte shprehur Plori.

www.shkodrasport.com