Tërbuni luan përballë Apolonisë ndeshjen e parë “play off” të Kategorisë së Parë, me synim ngjitjen në Abissnet Superiore. Sfida luhet në stadiumin “Loni Papuçiu”, Fier, dhe fillon prej orës 16:00.
Kjo finale e vogël është si transfertë për Tërbunin që i duhet të udhëtojë dhe luajë në shtëpinë e Apolonisë. Për këtë Presidenti i nderit në klubin e Tërbunit, Petrit Syla, ka vendosur një autobus falas për tifozët, i cili do niset nga klubi “Universi” në orën 09:00.
Njoftimi i klubit në rrjetin social Facebook:
“Presidenti i nderit z. Petrit Syla ka vendosur një autobus falas për të gjithë tifozët e zjarrtë pukjanë që kanë dëshirë ta ndjekun ekipin nga afër për ndeshjen e nesërme finale kundër Apolonisë së Fierit. Faleminderit presidenti i nderit që gjithmonë mendon për ekipin tënd të zemres dhe për tifozët tuaj.
Padyshim që dhe Ultras “Shqiponjat e Veriut” Pukë do të jenë prezent të shumtë në numër si gjithmonë dhe shumë tifozë të tjerë do vijnë me makinat e tyre private që nga Puka por Edhe në disa qytete të tjera. Mendohet që përafërsisht do të jenë në total rreth 350-të tifozë në mbështetje të ekipit tonë të zemres dhe kjo do të jetë transferta më e madhe në numër tifozësh për këtë sezon futbollistik.
Falenderim i madh shkon për çdo tifoz që do të jetë i pranishëm nesër në mbështetje të ekipit por dhe për ata që do ta ndjekun direkt nga Bashkia Pukë-Faqja Zyrtare në rrjetin social “facebook” ku padyshim dhe stafi i Bashkisë Pukë ka bërë një punë vërtet të madhe këtë sezon duke ju sjell ekipin e zemres më afër se kurr për ata që nuk kanë pasur mundësi për ta ndjekur fizikisht në Stadiumi “Ismail Xhemali” Pukë apo dhe në transferta që meriton një falenderim të madh dhe të veçantë nga çdo tifoz. Dy ngjyra, një emër TËRBUN të kam në zemër!
Planifikimi dhe detajet e kësaj transferte:
Nisja do të bëhet nesër nga klubi “Universi” në oren 09:00 me autobusin “Tërbuni Trans”.
Ultras “Shqiponjat e Veriut” Pukë”, shkruhet në njoftim.