Al Nassr turpëroi Inter Majemin me rezultatin e thellë 6-0 në turneun miqësor që u zhvillua në Arabinë Saudite.
Kristiano Ronaldo nuk ishte pjesë e këtij takimi për shkak të një dëmtimi, ndërsa Leo Mesi hyri vetëm 7 minutat e fundit për amerikanët.
Një moment epik ishte kur argjentinasi u hodh në fushën e lojës, me kamerën që u drejtua te Turki Al-Sheikh, ministri i sportit në Arabinë Saudite dhe shefi i kampionatit.
Ai i tregoi kamerës numrin 6, duke i kujtuar të gjithëve se sa ishte rezultati i sfidës.
Në një intervistë të dhënë, Al-Sheikh tha se Mesi kishte frikë se mos humbte nga Al Nasr pa Kristiano Ronaldon dhe për këtë arsye vendosi të rrinte në stol.
“Mora lajme për Mesin. Ai pa që Kristiano mungonte dhe kishte frikë se mos do të humbte nga Al Nassr pa Ronaldon dhe do të pengohej të largohej e do të thoshte: ‘Më lini të shkoj’”, u shpreh numri 1 i sportit në Arabinë Saudite.