Veleçiku merr edhe fitoren e dyte ne kampionat, teksa pasditen e sotme ka mundur me rezultatin e ngushte 2-1 ekipin e Bulqizes, por duhet thene se ka qene nje fitore shume e veshtire, e arritur vetem ne minuten e 9-te shtese te ndeshjes!

Gjithçka ka ndodhur ne takimin e luajtur ne kompleksin sportiv “Duli” te Koplikut. Djemte e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli kane krijuar disa raste shenimi ne pjesen e pare, por goli i zhbllokimit do te vinte ne minuten e pare shtese te kesaj pjese.

Autor i tij do te ishte i zakonshmi Arsen Hajdari dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 1-0 per koplikasit. Ne te dyten, ata e kane shtuar presionin dhe kur pritej qe ata te shenonin te dytin, ne fakt ka ndodhur e kunderta.

Ne minuten e 83-te miqte nga Bulqiza kane arritur te shenojne golin e barazimit me ane te futbollistit Taku. Gjate kesaj pjese nderkohe ka patur shume ndalesa te lojes dhe si rrjedhoje arbitri i takimit Noris Kozmaj ka akorduar plot 9 minuta shtese. Dhe ne fakt kjo rezultoi deçisive per Veleçikun.

Ne minuten e 99-te, do te ishte serish Arsen Hajdari ai qe do te shenonte edhe golin e dyte per skuadren e tij, gol ky qe rezultoi shume percaktues sepse i dha fitoren asaj ne shifrat 2-1. Me kete fitore, Veleçiku pas fitores se sotme eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve dhe mban vendin e dyte ne renditje.

Trajneri Smajli ne ndeshjen e sotme e ka nisur me kete formacion: L. Kaçaj, Elbasani, Balaj, Zefi, Banushaj, D. Marku, Hasaj, Rustemaj, Hajdari, Shekaj, Dibra. Nderkohe jane aktivizuar edhe Alcani, Kaceli, Rragami e Bardulla./SHKODRA-SPORT.COM/