Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbardhur axhendën për javën e nëntë të Superiores. Është vendosur që gjithë ndeshjet të zhvillohen të premten dhe të shtunën, përkatësisht në datat 21 dhe 22 tetor.

Një javë interesante që i jep fund dhe javës së parë të Abissnet Superiore. Të premten Kukësi përballet me Egnatian, ndërsa Vllaznia me Bylisin në orën 15:00.

Po në të njëjtën ditë, Partizani do të luajë në transfertë kundër Teutës në orën 17:45. Ndërsa të shtunën, Tirana pret në shtëpi Erzenin, kurse Kastrioti përballet me Laçin në Kamëz.

JAVA 9, KATEGORIA SUPERIORE

Të premten

Vllaznia – Bylis| Ora 15:00

Kukësi – Egnatia| Ora 15:00

Teuta – Partizani| Ora 17:45

Të shtunën

Tirana – Erzeni| Ora 15:00

Kastrioti – Laçi| Ora 15:00