Kampionati i futbollit 5×5 ka hyre tashme ne fazen vendimtare me ekipet me te mira, ne te gjitha zonat, qe kane nisur, qe nga kjo jave perballjen mes tyre per te perzgjedhur kampionen kombetare, per kete sezon te dyte te organizuar nga FSHF.

Keshtu, qyteti i Shkodres do te perfaqesohet vetem nga ekipi “Air Albania”. Ky ekip do te luaje ndaj ekipit te Novas, teksa padyshim qe do te kerkohet nje fitore, por mbetet e veshtire per t’ia dale.

Kjo sfide pritet te jete interesante dhe te dhuroje emocione jo vetem per futbollistet, por edhe per sportdashesit qe do ta ndjekin kete ndeshje, teksa behet fjale per dy nga ekipet me te mira te ketij kampionati.

Nje nga futbollistet e ekipit “Air Albania”, pikerisht Sajdi Guri, ne nje interviste per “Shkodra Sport” u shpreh se shpreson shume qe ta fitojne kete ndeshje, ndersa theksoi se pretendimet jane maksimale, ku do te synohet te fitohet titulli kampion.

“Te premten, kemi ndeshjen e rradhes me ekipin e Novas. Duke patur parasysh se vjet ky ekip ka dale ne vend te dyte, normalisht eshte nje ndeshje e forte, por qe ne kemi shume shpresa, se do ndahemi mire, sic kemi arritur deri tani cdo rezultat.

Po, normalisht pretendimet jane per te fituar titullin kampion. Edhe pse ne e kemi nisur kete kampionat fillimisht per kenaqesine, qe na jep futbolli, pikerisht sepse te gjithe jemi te apasionuar pas futbollit.

Keshtu, pervec se sic te thashe, te gjithe jane ish-futbolliste pothuajse, nje pike e forte e jona eshte bashkepunimi, mirekuptimi dhe shoqeria qe kemi.

Kjo eshte nje kenaqesi qe ta jep loja. Te them te drejten ne Shkoder, nuk kemi pasur konkurrent dhe ky emocioni i madh shpresojme te vije tani ne kampionatin ne Tirane. Egoja e lojes eshte e bukur, pastaj te fitoje me i miri.

Synimet tona jane te fitojme kampionatin dhe te luajme ne Champions League. Megjithate, skuadra e Novas eshte ajo qe shoh rival. Shpresojme qe t’ia dalim mbane kete ndeshje”,-mbylli prononcimin e tij, futbollisti i ekipit “Air Albania”, Sajdi Guri.
Maringlen ZHIVANI