Dhane maksimumin dhe bene gjithcka ne fushen e lojes, megjithate ne fund nuk ia dolen te ngjiten ne Kategorine e Pare. E kemi fjalen per ekipin e Velecikut, teksa ne ndeshjen play-off ndaj Orikut, nuk arriti dot te fitonte dhe te ngjitej ne Kategorine e Pare, duke mbetur ne Kategorine e Dyte dhe padyshim qe ky nuk ishte nje lajm fort i mire per koplikasit.
Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, trajneri Haris Lika ka dhene edhe arsyet, qe sipas tij cuan ne kete pike, kete skuader. Ne prononcimin e tij, ai eshte shprehur se eshte shume i merzitur dhe i zhgenjyer, sepse mund te kishin bere me mire ne fazen e pare, ndersa theksoi se edhe arbitrimi ka luajtur nje rol te madh negativ, ne ndeshjet decizive ne fund te sezonit per ekipin e tij.
“Sigurisht qe jam i merzitur. Kemi pasur ndeshje ne fazen e pare qe mund te kishim bere me mire, ndersa zhgenjimin e kam nga arbitrimi ne ndeshjet decizive ne fund te sezonit.
Nuk kishim formen e duhur ne fillim te sezonit, gje qe ndikoi ne fund te tij, sepse fazen e dyte, ne i kemi fituar te gjitha ndeshjet. Ne fakt, nuk di te flas per te ardhmen time, pasi eshte shume heret.
Sezoni i ardhshem per Velecikun? Ketij ekipi i duhet te ruaje grupin e formuar kete vit. Pse jo edhe 2-3 ‘goditje’ te tjera ne merkato.
Peng kam vetem 2 ndeshje. Piket e lena ne Shenkoll, ne fazen e pare dhe ndeshja vendimtare ne Koplik kunder Orikut. Edhe pse arbitrimi, ishte krejtesisht i njeanshem, ne i shenuam dy here ne porten e tyre. Gjyqtari i ndeshjes u be pengese e madhe per te 3-tin, ku besoj se do ishim kampion direct sot”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Velecikut, Haris Lika.
Maringlen ZHIVANI