Me nga tre gola te shenuar ne secilen pjese loje, Vllaznia e femrave ia ka dale te fitoje me rezultatin e thelle 6-0 ndaj ekipit te Teutes ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Durres, ndeshje kjo e vlefshme per javen e dyte te kampionatit kombetar.

Protagonistja kryesore edhe e ketij suksesi ishte e zakonshmja Megi Doçi e cila ka arritur te shenoje 4 gola ne kete 90 minutesh ndeerkohe qe ka shenuar edhe kapitenia Franja si dhe sulmuesja e sapoardhur tek Vllaznia, Maria Bashka.

Duhet thene se trajneri Nikolin Leka kishte lene ne Shkoder te gjitha lojtaret e huaja qe jane pjese e skuadres, teksa ato kane vijuar stervitjen nen drejtimin e pergatitesit atletik.

Fitorja ndaj Teutes nuk ka qene aspak e veshtire per t’u arritur sepse dihen diferencat ne mes dy skuadrave, madje rezultati mund te kishte qene edhe me i thelle ne kete perballje.

Vllaznia ne kete menyre pas javes se dyte te kampionatit udheheq renditjen me pike te plota 6 dhe me golaverazhin e pergjithshem 14-0, duke hedhur kesisoj kandidaturen e saj per fitimin e titullit kampion te rradhes, titull qe do te ishte i 10-ti per te./SHKODRA-SPORT.COM/