E ka nisur si mbrojtës i djathtë, pozicion i tij i preferuar. Më pas, e kanë aktivizuar për nevoja të skuadrës edhe në qendër të këtij reparti, por edhe në të majtë herëpashere.

Në ndeshjet e para të këtij viti, ish- trajneri Jonuz e aktivizoi edhe si mesfushor shkatërrues sa herë që mungonte
Krymi ose Ramadani. Ndërkohë dje, trajneri Dedja e ka vendosur në rolin e mesfushorit të krahut të djathtë.

Sigurisht që Gurishta e ka patur të vështirë të adaptohet dhe për rrjedhojë nuk ka bërë ashtu si duhet në fundin e
pjesës së parë është ulur në stol duke i lënë vendin kapitenit Lika.

A është normale që një futbollist të provohet në pesë pozicione? Sigurisht që jo, por ka lojtarë që japin kudo maksimumin e tyre dhe jo më kot ata quhet “lojtarë trajneri”. Megjithatë në rastin e Gurishtës, aktivizimi në pesë pozicione sigurisht që është disi i tepruar.

Kjo ngaqë nuk mundet të japë maksimumin ngaqë i duhet kohë të adaptohet në këto pozicione. Zëvendësimi i djeshëm kuptohet që është treguesi më i mirë i gjithë kësaj logjike.
www.shkodrasport.com