Nga Endri ÇINARI

Cska 1948 Sofia fitoi me rezultatin 1-0 në javën e 11-të të kampionatit bullgar ndaj Botev Plovdiv. Skuadra ku militon edhe Erdenis Gurishta mori 3 pikë me vlerë në fushën e vet. Duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve në vendin e 7-të të kampionatit.

Për t’u ndalur tek performanca e mbrojtësit shkodran, ajo ishte e shkëlqyer. 28-vjeçari e nisi si titullar dhe e përfundoi ndeshjen deri në minutën e fundit. Duke zhvilluar një 90 minutësh në një nivel të lartë dhe pavarësisht ndëshkimit me karton të verdhë, ai ishte një ndër më të mirët.

Këtë e ka vlerësuar edhe faqja e specializuar e Sofascore. Ku nota e Gurishtes për këtë ndeshje ishte 8.2. Një mesatare shumë e lartë dhe e mirë, ku vetëm sulmuesi Rusev është vlerësuar me një notë më të lartë.

Ky është sezoni i parë i Gurishtes jashtë vendit dhe duket se përshtatja me futbollin bullgar ka ardhur menjëherë për ish-kapitenin kuqeblu.