Emri i Ermir Lenjanit është bërë temë diskutimi gjatë muajit mars për përplasjen e tij publike me Kristian Panuçin, që çoi deri në tërheqjen e lojtarit nga përfaqësuesja shqiptar për sa kohë që në drejtimin e saj ishte italiani.

Për trajnerin, mungesa e tij ishte çështje teknike, duke vënë në diskutim aftësitë e futbollistit, por lojtari ka treguar edhe sot se pretendimet e tashmë ish-trajnerit, janë të kota.

Në ndeshjen e sotme mes Tun dhe Sion, shumë e rëndësishme për kualifikimin në Europa League në sezonin e ardhshëm pasi vihen përballë skuadrat që mbajën vendin e 3 dhe 4 në renditje, Lenjani është bërë menjëherë protagonist duke i dhënë avantazhin në minutën e 21-të skuadrës së tij me një supergol.

I aktivizuara si zakonisht mesfushor nga e majta, ai ka gjetur hapësirën për të goditur nga distanca, duke dërguar topin në cepin e pambrojtur nga portieri e duke i dhënë avantazhin ekipit të Sion.

Vetëm 12 minuta më vonë, futbollisti shqiptar gjeti përsëri rrjetën, këtë radhë duke realizuar pas një goditje dënimi ku u shfaq pas shpinës së mbrojtjes për të dërguar topin në rrjetë. /vipsport/