Erzeni dhe Kukësi nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 mes tyre. Një duel mjaft i luftuar ishte mes dy ekipeve, por që në fund ndajnë pikët.

Në këtë përballje pati pretendime për penallti, 11-metërsh të anuluar si dhe gol të anuluar. Fillimisht do të ishin shijakasit në minutat e para të ndeshjes që do të pretendonin për penallti për një rrëzim në zonë, por Myrtja nuk është i këtij mendimi.

Ndëkrohë në minutën e 57-të do të jepej fillimisht penallti për verilindorët, pasi Da Motta do të rrëzohej me faull në zonë nga Alba, por pas rishikimit në VAR, do të anulohej 11-metërshi.

Vetëm 5 minuta më pas do të shënohej goli i parë i sfidës, ku shijakasit do të mposhtin Tafas, por ky gol do të anulohej për pozicion jashtë loje të Maliqit, me këtë të fundit që merr pjesë në aksion.

Në këtë mënyrë Erzeni dhe Kukësi ndajnë pikët në javën e 16-të, teksa kanë grumbulluar nga 17 pikë, duke mbajtur respektivisht vendin e 6-të nga verilindorët dhe të 8-të nga shijaksit.