Kukësi nuk ia del as në javën e 17-të të Abissnet Superiore, teksa është mposhtur në “Kukës Arena” nga skuadra e Erzenit, me shijkasit që triumfuan me shifrat 2-0.
Një ndeshje e luftuar dhe që dhuroi spektakël gjatë 90-minutave, por në fund ajo që buzëqesh është Erzeni. Djemtë e Rrahman Hallaçit do të nisnin vrullshëm, teksa do të gjenin golin që në minutën e 3-të por VARi do t’i prishte festën verilindorëve.
Fati nuk është në krahune tyre, pasi Basha do të humbiste një penallti në pjesën e parë, gjë e cila motivoi akoma më shumë shijakasit të cilët do të kalonin në avantazh në minutat shtesë të pjesë së parë, ku Alan do të mposhte portierin Halimi.
Pjesa e dytë do të ishte mjaft e “zjarrtë”, me rastet në të dyja portat, por miqtë do të gjenin edhe golin e dytë që do të “vrisnin” kështu këtë takim, pasi Nonato do të çonte shifrat në 2-0 për të besuarit e Xhevahir Kapllanit.
Pas kësaj fitoreje Erzeni shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 4-të, ndërsa Kukësi zhytet akoma më shumë më fundin e klasifikimit dhe mbetet me vetëm 16 pikë pas 17 ndeshjesh, duke mbajtur kështu edhe vendin e 10-të dhe rrezikon seriozisht renien në një kategori më poshtë./newsport/