Barazimi në ndeshjen e fundit përballë Partizanit përpara tifozëve të tyre ka ulur moralin në kampin shkodran. Vllaznia kishte mundësinë e artë të rimerrte vendin e dytë dhe të vazhdonte garën për titull.

Por ndërkohë tashmë janë plot 6 pikë pas Tiranës, 4 nga Partizani, madje janë në vendin e katërt me 37 pikë aq sa Egnatia por rrogozhinasit kanë bilanc më të mirë në ndeshje direkte.

Ndaj të kuqve, erdhi më në fund zhbllokimi i afrimit të bujshëm, Bekim Balaj. Ish-sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e parë pas rikthimit me anë të një penalltie.

Ditën e sotme, klubi i Vllaznisë ka ndarë një video në rrjete sociale me mbishkrimin “Është koha e shfaqjes”, ku fokusi është te Bekim Balaj që po dhuronte momente të bukura me top në nxehmjen para sfidës./newsport/