Teksa është arrestuar dhe dërguar në burg për udhëtim me pasaportë të falsifikuar, Ronaldinjo i argëtoi të gjithë të burgosurit në njërën prej qendrave të vuajtjes së dënimit në shtetin amerikano-latin.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit ishte i pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve ndaj të cilëve shënoi 5 herë dhe asistoi 6 gola të tjerë për skuadrën e tij duke fituar trofeun (1 derr me peshë 16 kg) me rezultain 11-2.

Braziliani është miqësuar me gardianët dhe të burgosurit e tjerë.

Ai u arrestua me vëllain e tij teksa hynë me pasaportë të falsifikuar në shtetin e Paraguajit.