Manchester United është pretendenti kryesor për të nënshkruar me talentin anglez të Borusia Dortmundit, Jadon Sancho, por duhet të sigurojë një vend në Champions League më parë.

Sipas “90min”, 20-vjeçari është objektivi parësor i “Djajve të Kuq”, për të siguruar shërbimet e të cilit duhet të mposhtin dhe konkurrencën e sheikut të PSG-së.

Sancho ka qenë i mrekullueshmëm për verdhezinjtë që kur iu bashkua në vitin 2018, teksa vetëm në sezonin aktual ka kontribuar në 36 gola (ka dhënë 19 asiste dhe ka shënuar 17 herë)./syri/