Hoze Antonio Kamaço beson se Real Madrid duhet t’ja zgjasë kontratën Serxhio Ramosit për më shumë se një vit. Ekipi madrilen ndjek një politikë që lojtarëve të vjetër nuk i ofron më shumë se një vit bashkëpunim.

Kontrata e Ramosit me Real Madrid përfundon në vitin 2021 dhe Kamaço beson se duhet t’ja zgjasin më shumë kontratën.

Në një intervistë për radio “Marca” ish-lojtari i Real Madrid shprehet: “Serxhio Ramos është unik në botën e futbollit. Unë do ja rinovoja kontratën përjetësisht”.