Vllaznia po ben shume mire ne kampionat dhe ndaj Egnatias kryesues me fitoren 2-1 ndaj saj, arriti te siguronte rezultatin e nente pozitiv rradhazi, çka ka sjelle edhe nje klime shume pozitive ne skuder.

Nje nga titullaret e ekipit, mbrojtesi Esin Hakaj, ne nje prononcim per gazeten “Panorama Sport” e ka vleresuar shume fitoren e fundit, por nga ana tjeter ka folur edhe per ndeshjet e kupes ku Vllaznia padyshim qe ka objektivat e veta.

“Ajo ndaj Egnarias ishte një fitore me shumë vlerë për ne. Më shumë në aspektin psikologjik, pasi mendoj se ia dolëm në një ndeshje të rëndësishme. E kishim përgatitur mirë gjatë gjithë javës. Ia arritëm objektivit sepse ishim përgatitur për të marrë maksimumin dhe mendoj se e arritëm me meritë të plotë. Mposhtëm një skuadër direkte për titull e për këtë mendoj se duhet që të jemi të kënaqur.

Ekipi tani është konsoliduar plotësisht, kemi fituar më shumë besim dhe mendoj se do të ecim mirë. Sekreti i Vllaznisë besoj se është te harmonia që kemi ne si grup. Te një grup që po funksionon si një familje nuk ka ku shkon më bukur. Tani që edhe rezultatet nuk po mungojnë, ne po bëjmë më të mirën për njëri-tjetrin.

Sa i takon ndeshjes se Kupes neser ndaj Erzenit, ne do të kërkojmë që të jemi fitues të saj dhe të sigurojmë përmes saj një vend në Kupat e Europës. Por, për të arritur këtë duhet të bëjmë më të mirën që këtë ndeshje. Një përballje jo e lehtë për ne. Dihet se Erzeni do të kërkojë edhe një mundësi për të qenë në Europë. Por, ne do të shkojmë për të bërë më të mirën dhe për të arritur që të ruajmë këto rezultate pozitive dhe t’i paraprijmë kualifikimit”.