Abissnet Superiore do të zbresë në fushën e lojës këtë fundjavë për javën e 22-të dhe do të jetë e ndarë në dy ditë.
Java nis në Korçë, me duelin Skënderbeu – Vllaznia, duke filluar nga ora 16:45. Dy skuadra të ndryshme në formë, por edhe objektiva. Skuadra e Memellit po vuan në javët e fundit, pasi në këtë vit ende nuk ka shijuar suksesin e parë, por do të kërkojë të shfrytëzoj faktorin fushë, ndërsa në krahun tjetër, Vllaznia udhëton drejt Korçës pas barazimit me Partizanit.

Në mbrëmje, në 19:45, do të jetë momenti për derbin e kryeqytetit, Dinamo – Partizani. Në “Air Albania” nuk luhet vetëm për histori dhe lavdi, por edhe për tre pikë, me blutë e kryeqytetit të cilët po vuajnë dhe janë në krizë rezultatesh duke prekur zonën e mbijetesës. Në anën tjetër, skuadra e Mehmetit do të kërkojë të shfrytëzoj momentin e mirë, për të marrë maksimumin dhe për t’u afruar me zonën europiane.

Të shtunën, fillimisht, vëmendja do të spostohet në Rrogozhinë fillimisht, me “finalen” e mbijetesës, Egnatia-Kastrioti, duke nisur nga ora 13:45. Dy skuadra që vijnë në këtë përballje me moralin e lartë, pas fitoreve respektive, skuadra e Ramadanit në takimin direkt përballë Skënderbeut, ndërsa Kastrioti në mënyrë surprizë i shkaktoi humbjën e tretë sezonale kryesuesve të Tiranës. Në “Arena Egnatia” kjo përballje vlen më shumë se tre pike, pasi të dyja skuadrat luajnë praktikisht sezonin.

Emocionet e forta do të nisin në orën 16:45, me dy sfidat e tjera. Kukësi – Teuta, një përballje interesante, për vetë faktin se të dyja skuadrat kërkojnë fitoren, me bregdetarët që duan të ruajnë ecurinë dhe me verilindorët që do të kërkojnë të ndryshojnë kurs pas humbjes me Laçin dhe për të ruajtur kontaktin me kreun.

Teuta, shumë larg sezonit të kaluar, në këtë edicion ende nuk është në kushtet e duhura, pasi zona e mbijetesës është vetëm 5 pikë larg dhe objektivi tre pikë do të jetë për të dyja ekipet.

Në fund, kryefjala e javës, sfida që pritet jo vetëm të vendos fatet e javës, por që mund të jetë përcaktuese edhe për titullin kampion, Tirana – Laçi. Kryesuesit e kampionatit dhe skuadra më në formë për momentin, përballë njëra-tjetrës, në një 90-minutësh që premton shumë emocione.

Tirana pësoi humbjen e tretë sezonale në Kamëz ndaj Kastriotit duke humbur terren, ndërsa ndalesën e bardhebluve, kurbinasit e shfrytëzuan në maksimum me fitoren bindëse ndaj Kukësit. Diferenca midis dyja skuadrave është vetëm 3 pikë, Tirana me 46 dhe Laçi me 43 pikë.