Ndeshja e sotme mes Kukësit dhe Partizanit ka shënuar që në minutat e parë një moment të veçantë dhe ka treguar një Fair Play të vërtetë mes dy skuadrave.
Pas një dueli ajror, Bytyçi i verilindorëve u rrëzua në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” dhe përplasi kokën.
Stafi mjekësor i Kukësit vrapoi me shpejtësi te lojtari e të njëjtën gjë bëri edhe stafi i Partizanit, për të qenë pranë lojtarit kundërshtar në rast nevoje.
Për fat të mirë, situata u zgjidh shpejt dhe pa pasoja për Bytyçin që u kthye në lojë ndërsa të pranishmit në tribunë duartrokitën gjestin e stafit të të kuqve.