Krahas dëmeve të mëdha që ka sjellë në humbjen e jetëve, dalëngadalë po dalin në dritë dhe dëmet e mëdha ekonomike që po sjell pandemia Koronavirus.

Futbolli është gjithashtu një nga fushat e prekura nga kjo pandemi.

Në Uells, Koronavirusi ka shkaktuar falimentimin e klubit të Kategorisë së Dytë, Rhyl FC, i cili ka mbyllur dyert pas 141 vitesh ekzistencë.

Është një ditë tepër pikëlluese për të gjithë ata që kanë lidhje me klubin. Jemi të gjithë tifozë dhe e ndjejmë thellë këtë ngjarje.

Vendimi i vështirë u mor nga bordi drejtues, pasi u shqyrtua ndikimi financiar nga pezullimi i futbollit, për shkak të pandemisë”, tha presidenti i klubit, Pol Higinson, në deklaratën zyrtare.