Prej pak kohesh tek ekipi i pare i Vllaznise stafi teknik eshte duke perdorur jeleket dhe sistemin GPS, per te monitoruar aktivitetin fizik te lojtareve si gjate procesit stervitor ashtu edhe ne ndeshje.

Kjo fale partneritetit te KF Vllaznia me kompanine koreanojugore “Fitogether”, por diten e djeshme, eshte mesuar edhe nje tjeter lajm, edhe me fantastik.

Kerkesa e klubit shkodran ndaj kompanise me qender ne Seul per paisjen edhe te ekipeve te Akademise me jeleket GPS e kjo do te ndodhe duke filluar nga muaji prill. Kjo do te behet e mundur per ekipet U21, U19, U17 dhe U15. Nje gje te tille e ka bere te ditur drejtori i Akademise Vllaznia Alban Neziri ne nje prononcim per “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

“E reja me e fundit eshte risia qe sjelle ekipi jone si gjithmone i pari me paisjen jeleket GPS edhe per ekipet e Akademise u-21-19-17-15, njelloj si ekipi i pare. Ne kete menyre, behemi e para Akademi ne vend qe e ben te mundur kete projekt madheshtor.

Eshte e rendesishme per te ditur vellimet stervitore qe te punohet me baze shkencore te fundit si ne stervitje e ndeshje e te jemi korrekt me çdo lojtar kur te plotesojme pasaporten e tij”./SHKODRA-SPORT.COM/