Vllaznia e nisi debutimin e saj ne fazen e grupeve te “UEFA Womens’ Champions League” me ate ndeshje te humbur ne shifrat 0-2 ndaj Real Madrid pasditen e se enjtes ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Shkodranet u munduan te bejne nje paraqitje te mire ndaj nje kundershtari shume te forte, megjithate nuk ia kane dale te marrin qofte edhe nje barazim.

Madje duhet thene se rezultati mund te kishte qene edhe me i thelle dhe nese nuk ka ndodhur keshtu, padyshim qe nje merite shume te madh ka edhe portieria e Vllaznise Kaylin Williams. Ajo ka qene lojtarja me e mire ne kete ndeshje dhe ne fakt jo vetem e kesaj skuadre.

Faqja e specializuar të statistikave “Sofa Score” e ka vleresuar portieren e Vllaznise me noten e larte 8.2 dhe me kete note, ajo automatikisht ka qene portieria me e vleresuar nga 16 portieret e ekipeve pjesmarrese ne kete kompeticion dhe rrjedhimisht, eshte perfshire ne 11-shen me te mire te ndeshjeve te para te fazes se grupeve.

Williams ben pjese ne kete formacion perkrah tre lojtareve te Barcelones Bonmati, Caldentey, Guijarro e Oshoala, tre lojtareve te Realit Svava, Robles e Zornoza, dy lojtareve te Çelsit Bright e Cuthbert si dhe asaj te Arsenalit, Mead.

Padyshim qe ky eshte nje vleresim i madh per amerikanen qe mbron porten e Vllaznise por duhet thene se ajo po tregon vlera. Sipas statistikave te botuara nga “Sofa score” kjo portiere ne ndeshjen ndaj Realit ka bere 9 pritje dhe si rrjedhoje eshte vleresuar edhe me kete note te larte duke qene ne kete menyre pjesen e formacionit te javes.
Gjergj KOLA