Mes shume ofertash per te firmosur neper Akademi te njohura te Europes, futbollisti shkodran Ermal Ymeri dhe familja e tij kane vendosur te qendrojne serish ne Suedi. Pikerisht per kete arsye ditet e fundit, 15 vjeçari ka hedhur firme ne kontraten e re me skuadren e tij aktuale “Bromma Pojkarna”.
Ka qene nje vendim disi i veshtire per t’u marre pasi ne adrese te Mentorit- te atit, ka patur shume oferta kohet e fundit dhe madje nuk kane munguar as provat ne klubet me te njohura te kontinentit te cilet kane qene te gatshem t’i ofrojne kontrate, por pasi e kane studiuar mire situaten, kane vendosur te qendrojne serish ne vendin ku jetojne prej 7 vitesh.
Ermali eshte nje fantazist me numrin “10” qe po spikat prej vitesh ne futbollin suedez dhe jo me kot eshte shume prane edhe perzgjedhjes ne kombetaren e ketij vendi. E ardhmja e tij ne nivele te larta duket shume e sigurte.
Ai eshte i datelindjes 07.05.2009 dhe ka lindur ne Greqi, ku lidhet qe ne moshe te vogel me futbollin, duke u rregjistruar tek Akademia e AEK ne ishullin Evia qe ne moshen 4 vjeçare.
Do te qendronte tek kjo Akademi deri ne moshen 8 vjeçare sepse me pas, sebashku me familjen e tij do te transferoheshin ne Suedi. Aty ku do te rregjistrohej tek Akademia e njohur “Bromma Pojkarna”. Kjo e fundit eshte nga me te mirat ne kete vend dhe pikerisht per kete arsye, Ermali dhe familja e tij kane vendosur qe te firmosin edhe per tre vitet e ardhshme me te. Ne sezonin e ri do te luaje me ekipin U16 dhe sigurisht qe pritet nje tjeter shperthim i ketij lojtari te talentuar.
Gjergj KOLA