Sulmi mbetet problemi kryesor i kombëtares së Italisë, çka u konfirmua në ndeshjet e Nations League, ku skuadra “azzurre” vuante shumë për të shkuar te goli. Trajneri Roberto Mancini premtoi se do të punojë fort gjatë këtyre muajve për ta zgjidhur këtë ngërç dhe duket se ka gati përgjigjen.

Ai është sulmuesi 28-vjeçar Emiliano Sala, që luan prej vitit 2015 në Francë, me skuadrën e Nantës (113 ndeshje e 41 gola me këtë fanellë).

Në League 1 po ecën me ritme të shkëlqyera, ka një mesatare prej 1 gol në 90 minuta (11 gola këtë sezon, po aq sa Mbappe). Sala realizonte si nën drejtimin e trajnerit Claudio Ranieri ashtu dhe tani që ekipi i Nantës drejtohet nga Vahid Halilhodzic.

Nuk cilësohet si një fenomen, por duke parë situatën e keqe të sulmit në kombëtaren italiane ai mund të jetë zgjidhja. Po përse ai? telesport/