HomeFUTBOLLFederata nuk mjaftohet vetëm me Superioren dhe të Parën, gati vendimi për...

Federata nuk mjaftohet vetëm me Superioren dhe të Parën, gati vendimi për moshat dhe të dytën

Pasi vendosi për rifillimin e Kategorisë Superiore në datë 3 qershor dhe Kategorisë së Parë në datë 7 qershor, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron rifillimin po ashtu të Kategorisë së Dytë dhe futbollit të moshave.

FSHF është takuar në 2 ditët e fundit me përfaqësuesit e 2 kategorive kryesore në vend, për të folur në lidhje me datat e rifillimit, me të cilat ra dakord për datat e sipërpërmendura.

Pikërisht pas takimit të sotëm me presidentët e klubeve të Kategorisë së Parë, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku shprehu mendimin për zgjerimin e kategorive që do të lejohen të përfundojnë sezonet aktuale.

“Do kemi takime edhe me klubet e Kategorisë së Dytë, me përfaqësues të akademive dhe do vazhdojmë me diskutimet. Jemi të mendimit të luhet futboll në të gjitha nivelet. Shpresojmë edhe në mirëkuptimin e ekspertëve të shëndetësisë dhe të zbatojmë protokollin sanitar, që tashmë është dakordësuar dhe ta mbyllin sezonin në fushë”, deklaroi Shulku.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments