Vllaznia e basketbollit te meshkujve e ka nisur me humbje dhe me “nje mije halle” kampionatin e ri. Ajo eshte prezantuar sot ne fushen e lojes ndaj Apolonise ne ndeshjen qe e humbi me shifrat 71-81 me vetem 10 lojtare ne organike.

Madje, 2 prej tyre kane patur me teper se dy vjet qe nuk jane stervitur fare dhe jane rikthyer ne ekip vetem para nje jave. ndersa 3 te tjere jane vetem 15-16 vjeçare. Ata u munduan te bejne me te miren, por kuptohet se çfare mund te presesh prej tyre.

Trajneri Damian Bekteshi ne prononcimin e tij pas ndeshjes, kuptohet i merzitur nga situata e krijuar dhe qe duket se nuk do te gjeje zgjidhje as ne te ardhmen, eshte shprehur:

“Ky është ekipi, këto janë mundësitë që ne kemi. E patë të gjithë, sidomos në fundin e ndeshjes ku të gjithë lojtarët ishin pothuajse 16 vjecarë. Gjithsesi do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë dhe të nxjerrim ndeshje pozitive.

Pjesa e parë shkoi mjaft mirë, me ekipin tonë, por kur në stol nuk ke lojtarë të mjaftueshëm për t’i zëvëndësuar këta ‘veteranë’, pasojat do të jenë mjaft të dukshme.”/SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e trajnerit Damian Bekteshi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: