...
HomeKRYESORE“Fenomeni” kutjon me nostalgji momentin më të bukur në karrierë: U ngritën...

“Fenomeni” kutjon me nostalgji momentin më të bukur në karrierë: U ngritën të gjithë në këmbë…

Ronaldo “Fenomeni” padiskutim që është një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e futbollit. Ish-lojtari brazilian tashmë ndodhet në pozitën e presidentit te skuadra e Real Vajadolid, por duket se kohën kur ka qenë futbollist ai e kujton me nostalgji.

Kështu ai është rrëfyer për “Sky Sport” ku ka treguar momentin më të veçantë në karrierën e tij duke thënë: “Të luash për Realin është ëndërr, siç është edhe të veshësh fanellën e Brazilit. Kujtoj që një nga momentet më të bukur të jetës sime është ndeshja e Championsit kundër Manchester Junajtid në “Old Trafford”.

Ishte ndeshje e bukur dhe e hapur, ku shënova tre gola. Por më e bukura ishte kur u zëvendësova. Tifozët bënë një “standing ovation” për mua.

Të gjithë në këmbë, nuk e prisja. U surprizova nga reagimi spontan i kundërshtarëve të mi. Ishte diçka magjike. Futbolli është gjithçka dhe kur shoh pas, për mua është një krenari ajo që kam bërë”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.