Ferhan Hasani është rikthyer në Shqipëri. 31-vjeçari ka zgjedhur të kalojë disa ditë në Tiranë dhe gjatë kësaj vizite është takuar me një prej zyrtarëve të Partizanit.

“Buba” është takuar me Ervin Hajdarin, punëtorin e të kuqve që merret me bazën materiale dhe të dy janë kanë konsumuar një kafe në një prej lokaleve të kryeqytetit.

Hasani ishte pjesë e Partizanit për 6 muajsh dhe siç duket ka ruajtur raportin e mirë me Hajdarin. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka postuar një foto në rrjetet sociale, ndërsa Hasani e ka rishpërndarë në profilin e tij.

“Me kampionin” shkruan Hajdari në postimin e tij. Nuk dihet nëse Hasani mund të afrohet sërish te të kuqtë pasi u largua nga skuadra pas përplasjes me trajnerin Daja. Duke parë që Daja tashmë nuk është trajner, një foto e tillë mund të ngrejë shumë dyshime për merkaton e janarit./newsport/