Mario Teqja nuk është më lojtari i Egnatias. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në rrjetin social “Facebook”.

Me pare ka qene vete lojtari qe kishte deklaruar “divorvin” me skuadren e Egnatias, duke qene i pesti futbollist qe largohet brenda pak ditesh.

Me pas edhe klubi njoftoi se ka ndërprerë kontratën me konsensus me qendër mbrojtësin dhe i uron atij gjithë të mirat.

Njoftimi i Egnatias

– FALEMINDERIT MARIO TEQJA

KF Egnatia njofton se ka ndërprerë kontratën me konsesus me qendërmbrojtësin Mario Teqja. Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë duke i uruar suksese në karrierë.