Bekim Balaj duket që është ndezur dhe kundërshtarët, duke nisur që nga Partizani, duhet të kenë frikë.

Ish-sulmuesi i Kombëtares arriti të shënojë nga 11 metrat në ndeshjen e kampionatit ndaj të kuqve, teksa tashmë do të luajë fort për të ruajtur diferencën 3-1 të ndeshjes së parë çerekfinale në “Loro Boriçi”.

Sulmuesi është një nga asetet më të mëdha të kampionatit shqiptar dhe ky gol i parë si kuqeblu pas 13 vitesh mund të ketë ndezur motorët e tij për t’u kthyer në një shtysë drejt titullit për Vllazninë.

E sigurt është se ky është vetëm fillimi për shkodranin dhe nga të gjithë pritet një ‘shpërthim’ i tij.