Lionel Scaloni, Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti janë tre finalistët e shpallur nga FIFA për çmimin e “Trajneri i Vitit”. Gara mes kandidatëve është shumë e fortë sepse të tre kanë fituar çmime madhore.
Lionel Scaloni fitoi Kupën e Botës me “Albiceleste”, ndërsa Carlo Ançeloti kurorëzoi me Champions League dhe La Liga një sezon të jashtëzakonshëm me Realin.
Nga ana tjetër Guardiola merr pjesë për herë të tretë në këtë “finale”. Edhe ai zhvilloj një sezon të mrekullueshëm me Manchester City duke fituar Premier League dhe duke arritur gjysmëfinalet e Champions League.
Këto janë 3 finalistët:
Carlo Ancelotti (Itali / Real Madrid)
Pep Guardiola (Spanjë / Manchester City)
Lionel Scaloni (Argjentinë)