Dinamo nuk e ka nisur mirë sezonin, teksa në 15 javët e para renditet në vendin e shtatë. Klubi kishte në plan për dje analizën e këtij fillim-edicioni, por një diçka e tillë është shtyrë për sot.

Do të jetë pikërisht Presidenti Adrian Bardhi, i cili do bisedojë me stafet e trajnerëve të klubit ato çka kanë ndodhur këto muaj.

Më pas, të mërkuren, Dinamo organizon drekën e fundvitit. Edhe pse rezultatet nuk kanë qënë ato që të gjithë kanë pritur, kjo nuk ka penguar klubin të mbledhë skuadrën për të kaluar disa orë të këndshme.

Kryeyqtetasit kanë grumbulluar 15 pikë deri tani dhe sfida e radhës është ndaj Kukësit në mesin e janarit. Synimi është nisja e vitit futbollistik në mënyrën më të mirë të mundshme, për të menduar më pas për objektivat./newsport/