Ilir Daja u largua nga Partizani. Klubi i kuq nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë nga puna për gjetjen e teknikut të ri. Në korridoret e zyrave të Klubit të kuq ka disa emra që qarkullojnë për atë i cili do mund të ulet në pankinën kryeqytetase.

Hipoteza e parë është Dritan Mehmeti. Trajneri i Partizanit B ka mundësi reale për të firmosur, pasi e njeh mirë mjedisin.

Një emër që pëlqehet shumë nga tifozët është ai i Shpëtim Duros. Duro shihet si profili i duhur, i cili mund të bëjë diferencën falë edhe përvojës së madhe që ka. Më parë, 62 vjeçari ka qënë “timonier” i Laçit, Kukësit, Dritës, apo edhe vetë Partizanit.

Pista të tjera mund të përmendim Skënder Gegën apo edhe Gugash Maganin. Ky i fundit u largua nga Egnatia dhe mbetet një alternativë interesante.

Kurioziteti është i madh, sakaq në klubin kryeqytetas duhet të nxitojnë për të mos humbur kohë për vitin e ri futbollistik. Ekipi drejtohet momentalisht nga Renaldo Kalari./newsport/