Më në fund ka firmosur edhe lojtari I kombëtares së Andorës Sergi Moreno. Firma në kontratë është hedhur sonte në prani të drejtuesve të klubit. Palët kishin kohë që kishin rënë dakord për shumën financiare që do përfitonte lojtari por kishte mbetur vetëm procedura e firmosjes së kontratës. Kjo gjë është mbyllur sonte pra teksa Moreno tashmë është futbollist I Vllaznisë. Drejtues të klubit shkodran bëjnë të ditur se me lojtarin është rënë dakord fillimisht që ai të luajë deri në fund të këtij sezoni në Shkodër dhe në fund të tij do bisedohet sërish për shtyrjen e kontratës. Me marrjen e Morenos shkon në tre numri I blerjeve për Vllaznisë e cila ka firmosur më parë edhe me dy malazezët Brnoviç e Jabllan. Në ditët e ardhshme pritet edhe ndonjë firmë tjetër para se merkatoja e Vllaznisë të marrë fund.

www.shkodrasport.com