Flamurtari është në kërkim të një lojtari që mund të zgjidhë problemin me golin.

Prej ditësh ekipi është vënë në lëvizje duke kërkuar lojtar të cilët mund të rrisin kualitetin e ekipit, për të arritur objektivat që kanë vendosur drejtuesit. Në skenë ka dalë një emër i njohur për kampionatin shqiptar, Erick Flores.

Flores ka qenë pjesë e Kukësit në sezonin 2015-2016 ku dhe ka arritur të fitoj Kupën e Shqipërisë.

33 vjeçari brazilian regjistron statistika të mira në periudhën që është aktivizuar në Superligë, ku ka arritur të regjistrojë 38 ndeshje duke shënuar 8 gola dhe 5 asist. Flores duket që shumë shpejt do të rikthehet edhe njëherë në Shqipëri, kësaj here te Flamurtari.