Ditën e sotme “Abissnet Superiore” do të zhvillojë dy sfida të rëndësishme për javën e 2-të të saj.

Në fushën e lojës do të zbresin 4 skuadra, Kastrioti-Erzeni dhe Teuta-Bylisi.

Të dy sfidat do të luhen në të njëjtin orar, 17:00. Në Kamëz do të luhet një sfidë interesante mes Kastriotit dhe Erzenit. Krutanët do të kërkojnë pikët e para në këtë sezon, ndërsa nga krahu tjetër shijakasit do të tentojnë fitoren e dytë rresht.

Sfida tjetër mes Teutës dhe Bylisit do të luhet në “Niko Dovana”, me vendasit që akoma se kanë provuar shijen e fitoren dhe do të kërkojnë ta arrijnë përballë ballshiotëve në shtëpi.