Ndonese pa shkelqimin e duhur, Shqipëria bën detyrën ndaj Andorrës dhe fiton minimalisht 0-1. Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga Ermir Lenjani që në minutën e 41-të me një gjuajte të saktë e dërgoi topin në rrjetë.

Shqipëria e meritoi plotësisht triumfin, por loja dhe nervozizmi i tepruar lanë shumë për të dëshiruar. Skuadra shpesh ishte konfuze në mënyrën se si e kërkonte golin dhe munguan vertikalizimet e duhura për sulmuesit.

Gjithsesi, në fund kanë rëndësi tri pikët dhe tani shkojmë me një fitore në “xhep” kundër Anglisë, me të cilën do të ndeshemi në të dielën në orën 18:00 në “Air Albania”.

“Tre luanët” asfaltuan 5-0 San Marinon, ndërkohë që Polonia dhe Hungaria u ndalën në një barazim 3-3. Shqipëria pas këtyre ndeshjeve renditet e dyta në Grupin I, me 3 pikë, aq sa ka edhe Anglia.

ANDORRA-SHQIPËRI 0-1

41′ Lenjani

Andorra: Gomes, Rubio (56′ Alavedra), Jovera, Vales, San Nikolas, Martinez (70′ Sançez), Rebes (79′ Moreno), Vieira (79′ Pujol), Cervos, Alaes, Fernandes.
Trajner: Koldo Alvarez

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Hysaj, Lenjani (80′ Roshi), Gjasula, Bare, Memushaj (62′ Laçi), Manaj (62′ Uzuni), Çikalleshi (80′ Broja).
Trajner: Edoardo Reja

KV: Vieira, Rebes. Rubio / Memushaj, Çikalleshi. Manaj, Gjimshiti, Gjasula