Ne Shkoder tek tifozet jane rikthyer kujtimet e bukura te titullit kampion te vitit 2001, ne perpjekje per ta perseritur ate sukses edhe sivjet. Kjo gje na ka bere qe te hedhim nje veshtrim mbi kampionet e fundit kuqeblu dhe njeri prej tyre, qe ne fakt, asnjehere keto vite nuk ka folur, eshte ish- mbrojtesi elbasan Oltion Osmani.

Ai prej vitesh jeton me familjen e tij ne Itali, por vazhdon ta ndjek kampionatin shqiptar dhe kete sezon eshte duke bere tifo padyshim per Vllaznine, per te cilen shpreson qe te dale kampion.

Olti nderkohe eshte kontaktuar nga gazetari Andi Gjurgjej dhe ka pranuar te flase ne nje interviste te gjate per “Shkodra Sport” per gjithçka. Duke filluar nga aktualja e deri tek kthimi pas ne kohe. Pikerisht per periudhen para 20 vitesh kur ai festonte bashke me te gjithe shkodranet si te çmendur titullin kampion te Vllaznise. Per me shume, lexoni intervisten e dhene prej tij per gazeten tone:

– Oltion, si fillim na flisni pak per kampionatin shqiptar dhe pershtypjet tuaja qe keni per te?

T’iu them te drejten per te qene i sinqerte nuk eshte se shoh shume ndeshje te kampionatit shqiptar. Kam qene i interesuar shume per Vllaznine dhe me kenaqesine me te madhe e kam ndjekur dhe per nje periudhe te gjate ka qene ne krye dhe kjo me ka dhene shume kenaqesi, por e mira eshte duke pare gjithmone renditjen shoh qe ka rivalitet dhe une shpresoj qe ai rivalitet te jete i vertete me 4-5 skuadra qe rivalizojne per titull. Megjithate une dua qe Vllaznia te perparoje dhe te jete ne maksimumin e vet, per vete dhe per publikun, per ato sportdashes qe per mua do mbeten te paharruar.

– Te flasim per Vllaznine, ish-ekipin tuaj. Na jepni nje opinion per ekipin e ketij sezoni?

Nje ekip i formatuar ne fillim te sezonit, kuptohet per te lene mbrapa ato sezone te hidhura te Vllaznise qe askujt nuk i ka pelqyer aq me teper neve qe sot jemi te interesuar per Vllaznine dhe qe filloi me rezultate shume te mira, me nje staf te ri, me nje trajner te huaj, me dy ndihmesa te tij qe jane miqte e mi qe kemi luajtur futboll bashke dhe une i kam shume miq dhe me behet shume qejfi qe ata jane pjese e stafit qe kontribojne per Vllaznine si Plori si Osja.

Them qe ka shume gjera pozitive te kjo skuader, megjithate nga eksperienca ime them qe ndoshta Vllaznia ne kete moment te kampionatit erdhen disa humbje rresht dhe rezultate jo te mira dhe eshte çeshtje pak dhe e eksperiences dhe pa dashur te jem gabim ndoshta mungesa e disa lojtareve qe te jete boshti i skuadres me eksperience, qe jane mesuar ne gara te veshtira, ne kompeticione, ne rivalitet por une e shoh ne menyre shume pozitive dhe nuk jam me nje pjese qe kam lexuar ne rrjetet sociale duke thene pesimizmi, pezmatimi… jo, gara eshte e hapur dhe une kam shume besim te Vllaznia por ekipi nuk duhet te kete presion nga jashte. Ajo duhet mbeshtetur.

– Vllaznia kete edicion te ri po drejtohet nga nje sponsor si dhe nga nje trajner kroato gjerman siç eshte Thomas Brdariç dhe kjo padyshim ka sjelle fryme te re ne ekip. Si e gjykoni ju ne kendveshtrimin tuaj?

E shikoj ne kompleks te gjerave shume pozitivisht si afrimin e nje sponsori te ri, si afrimin e nje trajneri te huaj jo se Vllaznia dhe Shkodra nuk ka dhe perkundrazi ka shume. Vllaznia ka furnizuar me trajnera e futbollista gjithe Shqiperine por ardhja e nje trajneri te huaj ndoshta largon ato tensione, duke qene sepse ne si shqiptar jemi paksa te stepur perpara te huajve.

Keshtu qe une them qe ardhja e tij ka qene pozitive per Vllaznine duke menduar qe ai ishte nje peshore ne Shkoder dhe deri diku puna e tij ka qene e mire sepse per kete flasin rezultatet, por ne fund ai duhet te vleresohet qe kur te luhet kampionati gjerat vleresohen ne kompleksin e tyre per vete faktin sepse nje trajner nuk mund te gjykohet mbas çdo ndeshje ose mbas 3-4 ndeshjesh. Duhet te mesohemi te fusim dhe ne kulturen sportive qe trajnerit t’i jepet kohe, skuadres t’i jepet kohe aq me teper qe eshte skuader e formuar rishtazi dhe nuk eshte aq kollaj qe te krijohet nje ansambel aq i forte dhe aq kompetitiv.

– Kete sezon, Vllaznia nuk eshte me ai ekipi qe vite me pare luftonte per mbijetese ne kampionat dhe kete vit ajo ka objektiva madhore. Mendoni se Vllaznise i ka ardhur koha te rikthehet te suksesi?

Vete fjala Vllazni do te thote se çfare pretendimi dhe çfare pikesynimi ka kur hyn ne nje kampionat. Vllaznia megjithese ka kaluar disa edicione te veshtira me rezultate jo te mira vete fjala Vllazni do te thote pretendent. Nuk mund te kete nje kampionat te bukur shqiptar pa qene Vllaznia mes 3-4 ekipeve me te mira dhe te jete ne pjesen e pretendimit. Per mua nuk do te kishte kuptim kampionati sado pastaj mund te kete gazetare qe e cilesojne kampionat kompetitiv, kampionat i nivelit te larte por pa Vllaznine ne garen per titull une nuk besoj se ka kampionat.

– Skuadra shkodrane ka kryesuar bindshem kampionatin ne dy fazat e para me 12 pike distance nga rivalet, por me fillimin e fazes se trete gjerat moren keq per te. Sipas jush ku caloi ky ekip dhe cfare i duhet te permiresoje ne vazhdim?

Mund te kete nje kompleksitet gjerash. Nuk dua te them gjendje fizike, nuk dua te them qe skuadrat e tjera u forcuan ne merkaton e janarit dhe Vllaznia jo nuk mund ta them kete, por qe ka oshilacione nje skuader qofte dhe ajo qe eshte ne krye te renditjes gjate nje kampionati keto njihen dhe keto nuk njihen vec ne kampionatin shqiptar por njihen dhe ne kampionatet e nivelit te larte ku futbollistet jane profesioniste, stafet jane te nivelit te larte dhe keto oshilacione njihen.

Vllaznia beri diçka me teper rezultate negative sa pritej por une jam shume besimplote dhe duhet durim dhe duhet mbeshtetje. Nuk ka moment per kritika te ekzagjeruara, presion te jashtezakonshem mbi skuadren. Aty ka futbollista te rinj, aty ka futbollist qe ndoshta per here te pare e kane kete lloj perballje te gjate, kete perballje pretendentesh, ndeshjet jane te veshtira keshtu qe ne kete kuptim mund te them qe ne te gjithe duhet te jemi ne mbeshtetje. Rezultate negative ka por me shpresen dhe me mbeshtetjen qe Vllaznia do ece dhe do kete rezultate te mira.

– Ne ndeshjen e fundit ne kampionat Vllaznia fitoi perballe Kastriotit ku dhe rimori serish kryesimin tashme me 2 pike diference nga rivalet. Keni besim se kjo fitore do kete ndikim pozitiv tek ekipi ne 11 javet e mbetura te kampionatit?

Jam i bindur qe ky rezultat mbas disa rezultateve negative sidomos brenda ne Shkoder eshte nje impuls pozitiv per skuadren. Stafi dhe futbollistet duhet ta kthejne kete rezultat ne nje benefit duke menduar qe fusha e Kastriotit ose skuadra e Kastriotit eshte nje skuader e veshtire per t’u perballur dhe duke qene qe Vllaznia e kaloi me sukses kete ndeshje une shpresoj qe te jete nje kthim i kaut ne kuptimin pozitiv per rezultatet e metejshme. Kam shume besim per kete.

= Persa i perket gares per titull, jane 5 ekipe qe duelojne me njera tjetren, Vllaznia, Laci, Partizani, Teuta por edhe Tirana. Mendoni se Vllaznia e ka forcen dhe potencialin te mposhte rivalitetin e krijuar e te sjelle serish ne Shkoder titullin kampion ? Jeni optimist per kete?

Une nga natyra ime por dhe kur kam luajtur futboll une e shoh goten gjithmone gjysem plot keshtu qe jam optimist dhe pervec optimizmit i bashkohet dhe deshira ime per t’a pare Vllaznine lart e me lart dhe per t’a pare te kurorezohet me titullin kampion ne fund te kampionatit. Une konsideroj Partizanin si rivalin e vertete te Vllaznise duke marre parasysh njohjen qe kam me trajnerin Ilir Daja, me çfare kam pare me futbollistet qe ka Partizani aktualisht skuadrat e tjera pastaj emer kane por nuk jane ne ate nivel qe te pretendojne per titullin. Pavaresisht se ne leter jane 5 ekipe pretendente une mendoj se do jete nje gare per titull midis Vllaznise dhe Partizanit.

– Ne syrin tuaj, cili ekip e meriton me shume t’a fitoje titullin kampion?

Kjo pyetje e ka pergjigjen brenda. Nuk ka fare sepse ndoshta ne te gjitha pergjigjet mundohem te jem sa me racional, por ketu nuk hyn racionaliteti. Kete kampionat e fiton Vllaznia.

– Te kthehemi pak mbrapa ne kohe, ju ne te kaluaren keni luajtur me Vllaznine ku dhe jeni shpallur kampion me kete ekip ne vitin 2001. Si e kujtoni ate periudhe dhe a e ruan akoma ne memorjen tende?

Jam shpallur kampion me Tiranen, jam shpallur kampion me Vllaznine, jam shpallur kampion ne Elbasan ne qytetin tim te lindjes, por shpalljen kampion me Vllaznine e ruaj si nje nga kujtimet me te bukura ose me i bukuri qe une kam ne karrieren time dhe kjo jo vetem per fitimin e titullit qe eshte kurorezimi i punes se nje viti por ne kompleksin e gjerave kam parasysh qytetin, kam parasysh gezimin, sportdashesit, mbeshtetjen, presidentin e ndjere Myftar Cela, impenjimin e tij.

Po ashtu stafin qe na rrethonte, dhe ne Shkoder kane nje fjale jabanxhi dhe une nuk isha jabanxhi, isha ne shtepine time. Ai qytet na konsideronte si djemte e tij pavaresisht se vinim nga qytete te tjera dhe kjo me ben qe te ruaj kujtime te bukura dhe fantastike dhe ne te njejten kohe nostalgji shume te madhe. Jane kujtime qe do mbesin sa te jemi gjalle.

– Ju keni qendruar dy vite ne Shkoder. Pse nuk qendruat me gjate? Çfare ndikoi ne vendimin tend?

Eshte e vertete qe qendrova dy vite ne Shkoder dhe dy vite te bukura por viti i dyte kishim nje skuader po ashtu cilesore me disa lojtare qe erdhen dhe me disa te tjere qe u larguan por largimi im ka qene nje moment dua te jem i sinqerte ndoshta dhe lendoj dike, por mu krijua ajo ideja qe Vllaznia ne ate moment nuk ishte urine e rezultateve e te fitoreve dhe duke qene se une ne dy vite qe ndenja ishim ne nje skuader shume kompetitive dhe ishim nje skuader per t’u patur zili, ndoshta kjo mund te kete qene vendim i nxituar per t’u larguar por kjo ka qene e verteta. Une nuk dua te kujtoj largimin por dua te kujtoj ato dy vite te mrekullueshme qe kam kaluar ne Shkoder dhe qe do mbesin gjate gjithe jetes time ne kujtese si vite te bukura dhe te paharrueshme.

– Perveç aktivizimit tuaj me Vllaznine keni patur dhe eksperienca te tjera me ekipet e Superliges. Me Vllaznine do mund te konsiderohet nga ju si eksperienca dhe momenti me i bukur?

Vllaznia per mua eshte e barabarte me qytetin tim te lindjes dhe e barabarte me Elbasanin. Do t’iu tregoj nje kuriozitet ku pak e kane degjuar, kur luaja ne Shkoder sa mbaroi ndeshja ishim te gezuar sepse rezultati ishte pozitiv dhe gjeja e pare qe beja ishte qe pyesja sa ka dale Elbasani sepse eshte qyteti ku une linda dhe u rrita si futbollist. Kur isha ne Elbasan mbasi u largova nga Vllaznia beja te njejten gje, pyesja sa ka dale Vllaznia.

– Ju mungon Shkodra dhe Vllaznia?

Me mungon Vllaznia, me mungon Shkodra edhe pse jam perpjekur ne kohen qe isha ne Shqiperi qe te shkoja ne Shkoder vazhdimisht. Kam shkuar dhe jam takuar me miqte e mi. Shume here kam ardhur ne Shkoder per arsye pune, nje pune qe beja ne nje kompani ne Tirane dhe vija me shume kenaqesi ne Shkoder. Me mungon shume sepse kane qene vite qe ne ishim me te rinj dhe megjithese Shkodra ne ate periudhe kur une kam qene ka patur probleme, ka patur papunesi, ka patur probleme ekonomike.

Por çuditerisht une kujtoj te bukuren e atij qyteti, mikpritjen dhe gjithcka te bukur, dhe t’iu them te drejten me mungon Shkodra dhe sa here qe hyja me makine me dukej sikur do kaloja ne rrugen kryesore, do ktheja majtas do hyja ne Zdrale dhe do ikja ne stadium per stervitje. Ai qytet dhe ajo skuader eshte dashni, dhe kete po e them dhe une si thojne shkodranet.

– Mbani akoma kontakte me miqte tuaj ne ate qytet?

Kontaktoj shpesh me miqte e mi me Plorin, me Osjen, me Sinanin, me Zmijanin, me Grimen, dhe ketu pa dashur te harroj asnje sepse harrova te them se forca e asaj Vllaznie te dikurshme ishte grupi. Ne ishim me shume shoke dhe vellezer sepse luanim bashke per nje fanelle. Ruaj kontakte me gjithe miqte e mi dhe me sportdashes te ndryshem. Eshte kenaqesi per mua te kem miq ne Shkoder.

– Kush ka qene lojtari me i mire i Vllaznise ne ate kohe? Do veçonit ndonjerin prej tyre?

Duke perjashtuar veten mund te them qe te gjithe lojtaret e Vllaznise ishin lojtaret me fantastike ne ate periudhe qe dolem kampion. Nuk ishin vetem lojtaret e 11-shes se pare qe luante ne fushe por ishin dhe ato te pankines, ishin lojtare qe ishin te gatshem ne cdo moment te ndryshonin lojen dhe te jepnin kontributin e tyre, dhe per mua ajo Vllazni ka dale kampion me 22-23 lojtare.

Nuk do te preferoje te jepja merita te vecanta emra te pervetshem pavaresisht se ajo skuader ka patur emra qe jane tashme ne historine e futbollit shqiptar. Ato ishin futbolliste me shume vlera te kampionatit shqiptar qe kishin vleresimin e te gjithe ambientit dhe qe ishin shume te kerkuar ne merkaton e transferimeve dhe presidenti i ndjere Myftar Cela bente nje sforco te madhe ekonomike qe t’a mbante te bashkuar ate skuader dhe i’a arriti sepse u kurorezua ne fund te sezonit me titullin kampion.

– Ku jetoni tani mbas largimit tuaj nga Shqiperia?

Per momentin jam ne Itali dhe jetoj ne Firenze. Kam nje jete normale dhe per kete nuk do te deshiroje te flisja me teper.

-Se fundmi nje pershendetje…

Pershendes te gjithe Shkodren dhe vecanterisht te gjithe sportdashesit, dhe ne fund nuk me mbetet gje tjeter te them vecse Forca Vllaznia dhe me urimin me te mire ishalla e shohim kampion ne fund te sezonit.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ