Ka munguar per me shume se nje muaj ne fushe per Vllaznine dhe kuptohet qe kjo mungese ka ndikuar jo pak ne lojen dhe rezultatet e kesaj skuadre. E kemi fjalen per mesfushorin Herald Marku, i cili ashtu si dhe mbrojtesi Aleksander Isaevski i kane dhene tjeter frymemarrje skuadres me aktivizimin e tyre.

Marku sebashku me Krymin e Jonuzin kishin krijuar “digen” e mesfushes, aty ku thyheshin te gjitha aksionet e kundershtareve dhe mungesa e tij krijoi jo pak boshllek.

Por ai u rikthye si ndaj Korabit per kupe ashtu edhe ndaj Kastriotit per kampionat dhe ndonese ende jo ne formen e tij me te mire fizike, tregoi nje nivel te larte dhe i dha siguri lojes se skuadres ne mesfushe.

Padyshim qe me rikthimin edhe te Krymit e Jonuzit ndaj Partizanit, kjo treshe do te jete shume e rendesishme per Vllaznine dhe nje garanci me shume per te, per marrjen e nje fitoreje qe do t’i forconte edhe me shume pozitat e saj ne krye te renditje./SHKODRA-SPORT.COM/