Nga Endri ÇINARI

Ditën e djeshme u luajt edhe java e 19-të e Superligës së futbollit në Greqi. Një nga ndeshjet më interesante ishte ajo mes Aris dhe Olimpiakos. Ku bardhekuqtë arritën të merrnin një fitore mjaft të rëndësishme në shifrat 1-2. Për klubin e njohur grek në fushë ishte edhe Andreas Ndoj.

Shkodrani, i lindur dhe i rritur në Athinë është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm të skuadrës. Vetëm 20-vjeç ai po tregon rritje nga ndeshja në ndeshje me fanellën e rekordmenëve grekë. Edhe ditën e djeshme në përballjen me Aris, performanca e mbrojtësit ishte e një niveli për tu duartrokitur.

Këtë e tregon edhe nota me të cilën është vlerësuar Ndoji pas ndeshjes. Duke merituar kështu notën 7.2 pas 90 minutave. Një vlerësim goxha i lartë për mbrojtësin që disa kohë më parë u shndërrua edhe në “mollë sherri” mes federatës së futbollit shqiptar dhe atij grek. Ku ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar apo zyrtar se cilën kombëtare do përfaqësojë 20-vjeçari.

Me fitoren e fundit kundër Aris, Olimpiakos ndodhet në vendin e 4-ët të renditjes me 38 pikë. 6 më pak se kryesuesit e PAOK, ku lufta për titull kampion duket se do jetë e ashpër në futbollin grek. Pasi edhe Panathinaikos në kuotën e 44 pikëve apo edhe AEK me 42 pikë kanë pretendimet e tyre këtë sezon.