Një sfidë e luftuar nga dy skuadrat, me një Partizan më kërkues në pjesën e parë. Të kuqtë e Ilir Dajës ia dalin të shënojnë në 45 minuta me Emiliano Mustën. Mbrojtësi i të kuqve çon sferën në rrjetë pas një goditje të bukur nga goditja e dënimit.

Pjesa e dytë nis më mirë për Kastriotin që është më këmbëngulës, megjithatë lojtarët e kuq tregohen më të saktë dhe në minutën e 90-të, është Arinaldo Rrapaj që realizon golin e dytë. Fitorja e parë në kampionat për Partizanin që arrin ta marrë na javën e tetë të Superiores.

Pas kësaj ndeshje, Partizani ngjitet në kuotën e 8 pikëve, në vendin e tetë. Ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 5 pikë.

Kjo fitore mund te jete shume e rendesishme per ecurine e metejshme te te kuqve ne kampionat sepse synimet e tyre padyshim qe jane per shume me teper nga sa kane arritur deri tani

KASTRIOTI-PARTIZANI 0-2

37′ Musta, 90′ Rrapaj